Flash News

E-TJERA

Po çonte në gjykatë dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, furgoni i policisë përplas një karrocë me kalë

Po çonte në gjykatë dhëndrin e ish-kryebashkiakut të

Furgoni i policisë së burgut të Peqinit është përfshirë në një aksident mesditën e sotme në Elbasan. Ai është përplasur me një karrocë me kalë, ku i plagosur ka mbetur personi që ishte në të.

Ndërkohë në furgonin e policisë ndodhej Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini. Ai po transportohej për në gjykatë, pasi kishte një seancë gjyqësore.

Sanxhaktari akuzohet për vrasjen e Florian Lamçes dhe është dërguar për gjykim së bashku me Adriano Hajdarin

Ngjarja ndodhi në korrik të vitit të kaluar në ambientet e lokal “Piazza del sol”, në qendër të Elbasanit. Sanxhaktari, Lamçe, Hajdari dhe tre persona të tjerë kishin konsumuar pije alkoolike dhe më pas ishin konfliktuar me njëri tjetrin.

Përplasja kishte vazhduar me përdorimin e sendeve të forta dhe si pasojë shtetasi Florian Lamçe humbi jetën. Dhëndri i ish-kryetarit të bashksië së Elbasanit, Qazim Sejdinit dëshmoi për policinë se me viktimën kishin pasur lidhje miqësie dhe se ishte i shokuar për ngjarjen, pasi nuk mbante mend asgjë. Sanxhaktari është një personazh i njohur për drejtësinë, pasi ka konsumuar vepra penale edhe më herët.

Të fundit