Flash News

E-TJERA

“Po i mohohen komisionet hetimore”, ish-presidenti Meidani i jep të drejtë opozitës: Qeveria duhet të tërhiqet!

“Po i mohohen komisionet hetimore”, ish-presidenti Meidani i jep

Ish presidenti Rexhep Meidani ka komentuar situatën aktuale politike dhe ngërçin e krijuar në parlament.

Ndërsa ka dhënë një leksion për ndryshimet e Kushtetutës në 25 vite,  presidenti i tretë në sistemin demokratik nuk ju shmang pyetjes së Top Channel për agresivitetin e politikës sot e dhënies së formulës së zgjidhjes

“Normalisht duhet të tërhiqet më i forti, domethënë pjesa e qeverisë. Besoj do të reflektojnë sepse kështu nuk mund të vazhdohet. Në të gjitha rastet kur ka konflikt, ai që është i forti bën lëshimre. Kështu kemi vepruar edhe ne. Për të gjetur zgjidhje i takon atij që ka mundësitë më të mëdha, pushtetin në dorë.

Ndryshimet e fundit në rregulloren e parlamentit unë nuk i quaj normale. Komisionet parlamentare japin frymëmarrje demokratike jo vetëm Parlamentit, por edhe shoqërisë, e kufizimin e tyre nuk e quaj element pozitiv”, u shpreh ish presidenti.

Meidani shfaqet kritik edhe për pafuqinë që ka sot kreu i shtetit.

‘Presidenti aktualisht është jashtë loje. Thelbi është se aktualisht roli i tij është i dobët, e nuk përfaqëson zërin e qytetarëve se nuk është zgjedhur nga populli. Situata nuk është pozitive”, tha Meidani.

 

 

Të fundit