Flash News

E-TJERA

"PO-ja" e Holandës për negociatat, reagon Meta: Duhet të plotësohen të gjitha kushtet

"PO-ja" e Holandës për negociatat, reagon Meta: Duhet

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e parlamentit hollandez për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i shtetit nuk nguron t’i kujtojë qeverisë se deri në fund të procesit duhet të plotësohen të gjitha kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian.

"E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë.
Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.
Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve." shkruan Meta.

Të fundit