Flash News

E-TJERA

Po luanin me armë, zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në Velipojë

Po luanin me armë, zbardhet plagosja e 27-vjeçarit në

Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 2 Prillit në Velipojë ku mbeti i plagosur një 27-vjeçar me iniciale E.P.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarje është 25-vjeçari K.L. Sipas policisë ai ka thyer masën e sigurisë arrest në shtëpi për vjedhje kur ka kryer krimin.

 27-vjeçari ndodhej brenda automjetit bashkë me dy shokë të tij dhe plagosja ka ndodhur brenda në makinë ku është gjetur edhe gëzhoja e armës së zjarrit.  

Nga hetimet e para dyshohet se plagosja e shtetasit Emiljano Paloka ka ndodhur padashje nga një prej shokëve të tij në një shkrepje të pavetëdijshme të armës në lojë e sipër brenda automjetit.

Të fundit