Flash News

E-TJERA

Po ndërtonte pa leje një lokal, procedohet 45-vjeçari në Shkodër

Po ndërtonte pa leje një lokal, procedohet 45-vjeçari në

Policia e Shkodrës ka goditur një rast të ndërtimit pa leje në Plazhin e Borshit, ku një 45-vjeçar është proceduar penalisht, pasi është kapur teksa po ndërtonte pa leje një lokal.

Njoftimi i policisë:

Po ndërtonte pa leje, një beach bar, në Borsh, procedohet penalisht 45-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të shtuara në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat urbane dhe ato bregdetare, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë evidentuar një rast të ndërtimit të paligjshëm, në vijën bregdetare të Borshit.

Të fundit