Flash News

E-TJERA

Po pinte kafe, ekzekutohet me armë një person në Shkodër

Po pinte kafe, ekzekutohet me armë një person në Shkodër
foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndoshur në qytetin e Shkodrës mbrëmjen e sotme. Një person është vrarë me armë zjarri ndërsa ndodhej brenda një lokali në Bulevardin “Bujar Bishanaku” i njohur ndryshe si rruga e gjerë.

Burime për mediat bëjnë me dije se viktima ka qenë duke pirë kafe, ndërsa është qëlluar me armë. Dyshohet se viktimë ka mbetur një djalë i ri.

Deri tani nuk ka informacion mbi identitetin e viktimës dhe se kush është autori. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rastin.

Të fundit