Flash News

E-TJERA

Po punonte tokën, 60-vjeçarin e zë traktori poshtë

Po punonte tokën, 60-vjeçarin e zë traktori poshtë

Një 60-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi e ka zënë një mjet bujqësor poshtë ë Maliq të Korçës. 

Ai ishte duke punuar tokën dhe aksidentalisht traktori është përmbysur. Si pasojë 60-vjeçari ka marrë dëmtime dhe është nisur nga familjarët drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

“Paraditen e sotme, në urgjencën e spitalit të Korçës, është dërguar nga familjarët e tij, për të marrë mjekim, shtetasi V. I., rreth 60 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas ka qenë duke punuar me mjet bujqësor (traktor), i cili aksidentalisht është përmbysur dhe për pasojë 60-vjeçari është dëmtuar”, njofton policia.

 

Të fundit