Flash News

E-TJERA

Po qëndronte në rrugë pas aksidentit, 28-vjeçari përplaset për vdekje, plagosen 3 të tjerë në autostradën Tiranë-Durrës

Po qëndronte në rrugë pas aksidentit, 28-vjeçari

Një 28-vjeçar ka humbur jetën në autostradën Tiranë-Durrës. I riu u aksidentua fillimisht teksa drejtonte mjetin e tij, pasi humbi kontrollin dhe u përplas me trafikndarësen.

Gjatë kohës që qëndronte në rrugë, bashkë me tre pasagjerët e tij, janë përplasur nga një makinë dhe për pasojë ka humbur jetën 28-vjeçari.

Tre pasagjerët janë dërguar për mjekin në spital, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit që i aksidentoi.

"Rreth orës 05:05, në autostradën “Tiranë-Durrës”, shtetasi G. M., rreth 28 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti është përplasur me trafikndarësen. 

Pasi ka dalë nga automjeti, bashkë me 3 pasagjerët, gjatë kohës që qëndronin në rrugë, ata janë përplasur nga automjeti me drejtues shtetasin I. L.

Për pasojë, shtetasi G. M. ka humbur jetën, ndërsa 3 pasagjerët e automjetit të tij janë dërguar në spital, për mjekim.  

Shtetasi I. L është shoqëruar në Komisariat, për veprime të metejshme proceduarale. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Të fundit