Flash News

E-TJERA

Po sikur të bien përgjimet?

Po sikur të bien përgjimet?

Gjykata e Strasburgut vendosi se përgjimet e Encrochat janë të ligjshme. Personazhe të krimit janë në vështirësi pas këtij vendimi, pasi në shumë vende janë ndërmarrë aksione ndërkombëtare bazuar në bisedat e zbërthyera nga Enchro dhe Sky.

Çuçi Journal, një faqe në Facebook, ngre pikëpyetje se çfarë mund të ndodhë me botën e krimit dhe të politikës në rast se bien përgjimet e Sky. Sipas saj, në rast se kjo ndodh gjithë të përfshirët në përgjime kthehen edhe njëherë në vendin e punës.

Çuçi Journal ironizon duke thënë se Lulzim Basha do të kthehej prapë në parti, Mc Gonigal do të rikthehej në Shqipëri, gjithçka përveç parave, tashmë të shpenzuara për reformën në drejtësi.

Postimi:

Po sikur të bien përgjimet?

Sky EÇ është përdorur masivisht dhe nga shqiptarët.

Po ranë përgjimet e SKY EÇ, kthehen të gjithë nëper vëndet e punës.

Kthehen Ministrat, deputetët, gjygjtaret, prokuroret, bankierët, ambasadoret, të zgjedhurit në partite politike, drogaxhinjte, banditët, dashnoret, gratë, etj.

SPAK bëhet Prokurori, Lul Basha kthehet prap në Parti, Mc Gonigall vjen prap në Shqipëri, Partia e Lirisë bëhet LSI, Taulanti bëhet prap me virgjëri, gjithshka shkon edhe një herë në shtëpi.

Sky EÇ u fuqizua pasi u mbyll Encro Chat. Kjo fuqizoi komunikimin dhe krimin.

Si rezultat i bisedave të zbardhura nga ky aplikacion janë arrestuar 6500 persona.

Në fund.

Nuk kthehen vetëm lekët që u shpenzuan për reformën në drejtësi dhe ato që humbën jetën në këtë amulli.

Dmth e fillojmë prap ku e lamë duke lënë namë.

Të fundit