Flash News

E-TJERA

Po trafikonte kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Po trafikonte kokainë, arrestohet shqiptari në Itali

Shtatë kilogramë kokainë e pastër, e vulosur në blloqe gjysmë kilogrami dhe të ruajtura me kujdes në një çantë shpine të errët mbi dyshemenë e makinës.

Ky është rezultat i një sekuestrimi rekord të bërë nga oficerët e Shtabit të Policisë së Trevisos dje, gjatë një patrullimi rutinë në San Trovaso, në komunën e Preganziol.

Një shqiptar 44-vjeçar, që jetonte si klandestin Itali, u arrestua dhe u akuzua për posedim të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin.

“Nuk ishte një hetim i gjatë që e tërhoqi vëmendjen e korrierit, por syri klinik i një makine patrullimi. I ndaluar për një kontroll rutinë të trafikut, dyzet e katër vjeçari shfaqi nervozizëm të tepruar dhe të pajustifikuar, duke dhënë përgjigje kontradiktore që i shtynë oficerët të inspektonin më tej automjetin”, informon media italiane.

Surpriza erdhi kur oficerët hodhën një vështrim në hapësirën midis sediljes së pasme dhe sediljes së pasagjerit përpara. Atje ndodhej një çantë shpine në dukje e padëmshme, por kur u hap, zbuloi ngarkesën. 14 blloqe pluhuri të bardhë, gati për t’u hedhur në treg. Analiza e menjëhershme me reagentë në stacionin e policisë konfirmoi dyshimet: ishte kokainë me cilësi të lartë.

Të fundit