Flash News

E-TJERA

Pogradec/ Makina e policisë filmohet duke lëvizur në sens të kundërt

Pogradec/ Makina e policisë filmohet duke lëvizur në sens të

Një rast i paprecedentë është regjistruar në qytetin e Pogradecit. Një efektiv policie i identifikuar si Th.K, është filmuar duke qarkulluar në sensin e kundërt të lëvizjes me makinën zyrtare të policisë.

Bëhet me dije se si pasojë polici është gjobitur me 100 mijë lekë dhe i është pezulluar për 3 muaj patenta si dhe i janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Por ky rast tregon gjendjen e rënduar në radhët e policisë së shtetit, ku persona të cilët janë caktuar për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen e qarkullimit, abuzojnë me postin duke u bërë dhe burim aksidenti.

Njoftimi i Policisë

“Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, ku shfaqet një automjet policie duke lëvizur në sens të kundërt të drejtimit të lëvizjes, në qytetin e Pogradecit, bëjmë me dije se:

Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 12 të nenit 7 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit, shtetasi Th. K., punonjës policie i DVP Korçë, është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, i është pezulluar leja e drejtimit për 3 muaj dhe janë zbritur 6 pikë nga leja e drejtimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Të fundit