Flash News

E-TJERA

Polemikat për Conference League, Duka për La Repubblica: Paragjykime, ‘kritika’ holandezëve për biletat

Polemikat për Conference League, Duka për La Repubblica: Paragjykime,

Më 25 maj në stadiumin “Air Albania” do të luhet finalja e Conference League, një përballje mes dy skuadrave Roma Dhe Feyrnoord. Sfida nis në orën 21:00 ndërsa sot policia njoftoi dhe planin e masave që do të merren në Tiranë.

Në një intervistë për gazetën italiane ‘La Repubblica’, presidenti i FSHF Armando Duka, ka dhënë detaje nga organizimi, masat e sigurisë, si edhe polemikat që ndezën rrjetin lidhur me shitjen e biletave.

Teksa e konsideron një ngjarje historike, Duka shprehet se gjithçka me përgatitjet po shkon shumë mirë për ta kthyer Tiranën në një ditë në qendrën e futbollit evropian.

“Është krenari e madhe për ne të sillnim në vendin tonë finalen e parë historike të UEFA Conference League. Kemi punuar kaq shumë në gjithë këto vite për ta bërë Tiranën, të paktën për një ditë, qendrën e futbollit europian. Jemi krenarë për këtë arritje, mungojnë edhe pak ditë nga finalja, por gjithçka po shkon shumë mirë në drejtim të përgatitjeve. Jemi gati!”, ka thënë Duka.

Lidhur me polemikat për organizimin dhe shitjen e biletave, kritika që kanë ardhur nga Italia dhe Holanda, Duka thotë se janë dashakeqe dhe se biletat janë shitur në përputhje me kapacitetin e stadiumit dhe rregulloren e UEFA-s.

“Janë të gjitha polemika të panevojshme. Si thuhet në italisht? Dashakeqe më saktë. Janë burim i paragjykimeve që ka ndaj shqiptarëve. Ne jemi të aftë të organizojmë një event kaq të rëndësishëm dhe do ta dëshmojmë këtë më së miri. Nuk e kuptoj se për çfarë ankohet klubi holandez. Me një kapacitet prej 21 mijë vendesh Roma dhe Feynoord kanë pasur në dispozicion nga 4000 bileta secila, thuajse 20% të kapacitetit total. Pjesa tjetër është shitur për publikun e përgjithshëm sipas rregulloreve të UEFA-s”, është shprehur Duka.

 

Të fundit