Flash News

E-TJERA

Polemikat për ‘Prefektin’, Godole: Në poster duhej shënuar versioni; Burimi: Jam kundër censurës

Polemikat për ‘Prefektin’, Godole: Në poster duhej

Rivënia në skenë e komedisë "Prefekti" nga Teatri Kombëtar, ku në lojë vihet prefekti Qazim Mulleti ka rindezur debatin mbi veprat e kohës së regjimit komunist që denigron disa prej figurave historike.

Debati është ‘ndezur’ me përplasje mendimesh edhe në studion e emisionit ‘Politiko’ në Top News mes të ftuarve.

Pedagogia Jonila Godole tha se për të shmangur këto debate ndoshta në posterin e teatrit duhej theksuar se për cilin version bëhej fjalë.

Arti duhet të provokojë por problemi qëndron cfarë arrihet me këtë. Në poster duhej të ishte shënuar cili version bëhet fjalë, apo edhe të shënimet në rrjetet sociale. Nuk kuptoj cfarë arrihet me këtë provokim. Për mua është shumë e rëndësishme”, tha Godole.

Ky fakt është kundërshtuar nga analisti Genc Burimi në një lidhje me Skype nga Franca.

“Jam kundër censurës, për mua s’ka asnjë problem. Jam liberal, është bërë për të shokuar e tronditur. Kjo është forca e demokracisë. Nuk ka asnjë prolem me vënien në skenë”, u shpreh analisti.

Bëhet fjalë për mjedis shqiptar temë që nuk është trajtuar sic duhet”, iu përgjigj Godole.

 

Të fundit