Flash News

E-TJERA

Polici përplas për vdekje këmbësoren në Fushë-Krujë

Polici përplas për vdekje këmbësoren në

Një aksident është regjistruar, mëngjesin e kësaj të hëne, në aksin Nikël – Larushk.

Një automjet i drejtuar nga një punonjës policie ka humbur drejtimin  dhe ka përplasur këmbësoren me inicialet N.Ç, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Lidhur me ngjarjen, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës – Kavajë) bën me dije se ka “arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë E. B., me detyrë Trupë shërbimi / Patrullë e Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’ parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të fundit