Flash News

E-TJERA

Pas vrasjes se efektivit, Policia e Shtetit aksion antidrogë me urdhër të SPAK, 7 të arrestuar në Lezhë

Pas vrasjes se efektivit, Policia e Shtetit aksion antidrogë me urdhër
Foto Ilustruese

Me urdhër të SPAK-ut, Policia e Shtetit po zhvillon një operacion antidrogë në qytetin e Lezhës. Mësohet se deri tani janë arrestuar të paktën 7 persona dhe janë lëshuar 20 masa arresti, ku 5 prej tyre i përkasin punonjësve të policisë.

Të arrestuarit janë: Gjin Kola, Leonard Kola, Ilir Prenga, Tanush Lekgegaj, Pashk Lala, Miri Rrapi dhe Aleks Kedheli.

Kujtojmë se në Lezhë u vra muajin e kaluar nënkomisari Saimir Hoxha gjatë një aksioni antidrogë. Hoxha u qëllua për vdekje me armë zjarri nga 21-vjeçari Aldi Rama. Ky i fundit tentoi t’i shpëtojë policisë dhe pas disa minutash qëlloi veten me armë.

Rama u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe ndërroi jetë mëngjesin tjetër për shkak të plagëve të marra.

Të fundit