Flash News

E-TJERA

Policia e Tiranës arreston 3 shtetas për shitje narkotikësh, sekuestruan s*si kanabisi dhe ko*aine

Policia e Tiranës arreston 3 shtetas për shitje narkotikësh,

Në kuadër të masave për goditjen e veprimtarisë kriminale, Policia e Tiranës ka arrestuar 3 shtetas të cilët ushtronin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike. Shtetasit G. Xh., 49 vjeç, G. R., 26 vjeç dhe J. C., 34 vjeç, u kapën në flagrancë për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Gjatë kontrollit të banesës së G. Xh., policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe fara cannabis sativa. Po ashtu, gjatë kontrollit të G. R. dhe J. C., iu gjetën dhe u sekuestruan sasi lënde narkotike kanabis dhe kokainë.

Për veprimet e mëtejshme, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Të fundit