Flash News

E-TJERA

Policia e Tiranës sekuestron 132 litra parfum kontrabandë, arrestohet 31-vjeçari, procedohet e shoqja

Policia e Tiranës sekuestron 132 litra parfum kontrabandë, arrestohet
Foto ilustruese

Goditet një rast i kontrabandës me mallra për të cilat paguhet akcizë në Tiranë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar sekuestruan 132 litra parfum dhe esencë parfumi, si dhe arrestuan në flagrancë një 31-vjeçar, ndërsa procedohet penalisht bashkëshortja e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, bënë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Tregtim dhe transportim të mallrave që janë kontrabandë” “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë“ dhe “Fshehje të ardhurash“ të shtetasit S. K, 31 vjeç dhe proceduan penalisht bashkëshorten e tij, pasi gjatë kotrollit të ushtruar në subjektin e tyre, në rrugën “Bardhyl”, sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 132 litra parfum dhe esencë parfumi, të depozituara në bidona plastik për të cilat nuk dispononte dokumentacion(fatura) të cilat dyshohej se ishte kontrabandë”, njofton policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

 

Të fundit