Flash News

E-TJERA

'Policia është e politikës', Prençi: U dorëhoqa si drejtor se kundërshtova urdhrin e ministrit

'Policia është e politikës', Prençi: U

Eksperti i sigurisë dhe ish-drejtuesi i policisë, Shemsi Prençi ka denoncuar politizimin e thellë të Policisë së Shtetit dhe ka paralajmëruar pasoja të rënda për shkak të ligjeve të pazgjidhura për pronat.

I ftuar në News 24, Prençi, i cili deklaroi se është i vetmi drejtor policie që ka dhënë dorëheqje në kundërshtim me ministrin e Brendshëm për të mos lejuar keqpërdorimin e policisë, hodhi akuza direkte ndaj politikës për manipulimin e strukturave të rendit.

Policia është e politikës. Jam i vetmi drejtor policie që kam dhënë dorëheqje duke kundërshtuar ministrin e Brendshëm për mos keqpërdorimin e policisë së shtetit. Askush tjetër s’e ka bërë këtë,” u shpreh Prençi.

Prençi ndau përvojën e tij 25-vjeçare në terren, nga Shkodra në Berat e Fier, ku ka qenë vazhdimisht i angazhuar në zgjidhjen e konflikteve për pronat, një problematikë që ai e cilëson si “gjellë e keqe e gatuar nga politika”.

“Pjesën më të madhe të viteve jam marrë me konfliktet për pronat, me gjellën e keqe të gatuar nga politika që quhet ligji 7501, i dyfishuar me një ligj edhe më të keq për kthimin dhe kompensimin e pronave. Sipas meje, këto do të gjenerojnë edhe për 300 vjet krim,” paralajmëroi eksperti i sigurisë.

 

Të fundit