Flash News

E-TJERA

Policia greke arreston tre shqiptarë, sekuestrohet një sasi e konsiderueshme lëndë ndarkotike

Një operacion antidrogë është zhvilluar ditën e sotme nga policia greke, ku janë arrestuat dhe tre shqiptarë.

Sipas medieve greke, bëhet e ditur se gjatë aksionit të policisë janë sekuestruar 20 kg dhe 480 gram marijuanë, 895 gram kokainë, 22.700 euro, 25.000 lekë shqiptare, 5 peshore, 6 celulare, 2 mjete dhe paketim.

Mësohet se shqiptarët emri i të cilëve nuk bëhet me dije janë të moshës 38, 40 dhe 44 vjeç. Sakaq, policia po merret me zbardhjen e plotë të rastit.

Të fundit