Flash News

E-TJERA

Policia greke publikon identitetin e shqiptarit, u bën thirrje qytetarëve: Denonconi vjedhjet

Policia greke publikon identitetin e shqiptarit, u bën thirrje

Autoritetet greke kanë publikuar identitetin dhe fotot e 36-vjeçarit shqiptar Oklend Berberi, i arrestuar si autor i vjedhjeve të kuletave të pasagjerëve në tramvajin e Nea Smyrnit më 28 janar dhe 4 shkurt.

I riu nga Delvina rezulton me precedentë të shumtë penalë për vjedhje dhe aktualisht po hetohet për përfshirjen e mundshme në raste të tjera të ngjashme. Policia greke u ka bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë nëse kanë rënë viktimë e tij.

Në njoftimin zyrtar, autoritetet sqarojnë se publikimi i të dhënave të tij synon ndjekjen e mëtejshme penale dhe parandalimin e kërcënimeve për sigurinë publike. Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rastet ku mund të jetë i përfshirë.

Të fundit