Flash News

E-TJERA

Policia i bindet Spiropalit, çon në SPAK Elda Hotin dhe 6 deputetë të tjerë të opozitës

Policia i bindet Spiropalit, çon në SPAK Elda Hotin dhe 6

Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka çuar në Prokurorinë e Posaçme deputeten Elda Hoti dhe 6 demokratë të tjerë, pas tensioneve në seancën plenare të së enjtes.

Hoti është marrë nën hetim për “Kanosje”, pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali pretendoi dje se deputetja hodhi në Kuvend benzinë në drejtim të kolegëve të mazhorancës. Spiropali kërcënoi Hotin duke i thënë se me të do të merrej SPAK-u dhe Prokuroria.

Po ashtu, janë marë nën hetim edhe Gazment Bardhi, Flamur Noka, Bledion Nallbat, Luan Baçi, Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi.

“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në vijim të veprimeve hetimore të kryera ka referuar materialet në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në gjendje të lirë për shtetasit:

– E. H., 32 vjeçe, për veprën penale “Kanosja” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët helmuese”;
– F. N., 53 vjeç, B. N., 38 vjeç, G. B., 39 vjeç, D. S., 55 vjeç, L. B., 61 vjeç, dhe S. K., 43 vjeç, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Ditën e djeshme, në ambientet e sallës së seancave plenare të Kuvendit të Shqipërisë, shtetasja E. H., ka hedhur në drejtim të deputetëve një lëndë të lëngshme të paidentifikuar, ndërsa në hyrje të godinës së Kuvendit të Shqipërisë, shtetasit F. N., B. N., G. B., D. S., L. B., dhe S. K., kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë të planëzuar me shërbim.

Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

 

Të fundit