Flash News

E-TJERA

Policia jep detajet për sherrin me thika në Shkodër: U plagosën tre persona

Policia jep detajet për sherrin me thika në Shkodër: U

Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje lidhur me sherrin me thika sot në lagjen “Kongresi i Permetit”.

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se U plagosën tre personar u konfilktuan për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, e si pasojë  janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkodër/Informacion paraprak


Rreth orës 11:10, në lagjen “Kongresi i Permetit”, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta në rrugë, duke përdorur mjete prerëse, shtetasi A. K. me shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër).

Të tre këta shtetas janë dërguar në spital, për mjekim, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Në vijim do të jepet informacion më i plotë për rastin.

Të fundit