Flash News

E-TJERA

Policia jep shpërblim për kapjen e tyre, kush janë 5 të shumëkërkuarit

Policia jep shpërblim për kapjen e tyre, kush janë 5 të

Policia e Shtetit njoftoi se do të ofrojë shpërblim për çdo informacion që japin qytetarët dhe që i çon uniformat blu drejt kapjes së tyre.

Talo Çela, Jani Alia, Ibrahim Lici, Laert Haxhiu dhe Erjon Llapushi, janë emrat për të cilët policia ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve. Të 5-të të kërkuarit janë persona me precedentë penalë të akuzuar për një sërë veprash.

Talo Çela, është shpallur në kërkim për grabitjen e miliona eurove në Rinas në vitin 2019. Çela dyshohet se fshihet dhe pas vrasjes në atentat të vëllezërve Haxhia në Durrës në 2020-ën. Ai akuzohet edhe për një sërë krimesh në Elbasan.

Jani Alia, i kërkuar edhe ai nga policia, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços në vitin 2018 në Tiranë.

Laert Haxhiu, i akuzuar për një seri ngjarjesh në Lushnje përfshirë edhe atë që njihet si masakra pranë komisariatit. Në vitin 2020,Haxhiu u gjykua në mungesë për kryerje të veprave penale “Krijimi i grupit të strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Vrasje me paramendim kryer për hakmarrje” mbetur në tentativë në dëm të Xhulio Shkurtit.

Ibrahim Lico, po ashtu i shpallur në kërkim për vepra kriminale në Shkodër, përfshirë edhe vrasjen e vëllezërve Ibrahim dhe Astrit Bilali në vitin 2019.

Erjon Llapushi, është autori i vrasjes së kryekamerierit në një restorant të Elbasanit në tetor të vitit të shkuar. Llapushi njihet nga policia edhe për precedentë të tjerë penal.

Të fundit