Flash News

E-TJERA

Policia kontrolle të rrepta pas festave, vetëm sot u pezulluan 62 leje drejtimi

Policia kontrolle të rrepta pas festave, vetëm sot u pezulluan 62 leje
Foto ilustruese

Ditët e festave të fundvitit kanë sjellë kontrolle të shtuara të nga Drejtoria e Policisë Rrugore. Kjo e fundit është duke monitoruar me plan masash të shtuara akset kryesore të vendit, por edhe brenda qyteteve.

Aktualisht në akset kryesore të vendit, Policia është duke përdorur 6 radarë.Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhet se vetëm të shtunën në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Policia Rrugore ka apeluar për të gjithë drejtuesit e mjeteve, të mos abuzojnë me shpejtësinë dhe alkoolin në timon në këto ditë festash.

Të fundit