Flash News

E-TJERA

Policia me "dorë të hekurt" në Elbasan, arrestohen 45 "bosa" droge

Policia me "dorë të hekurt" në Elbasan, arrestohen 45

Policia e Shtetit ka zhvilluar një operacion ku ka arrestuar 45 persona për trafik droge. Në një konferencë për mediat uniformat blu bënë me dije se në operacion u angazhuan 490 policë dhe u zhvillua në të gjithë qarkun e Elbasanit dhe në Pogradec.

Gjithashtu gjatë operacionit janë sekuestruar materiale dhe sasi droge të ndaluarve. Me finalizimin e këtij operacioni i jepet goditje e fuqishme një grupi të strukturuar kriminal të trafikimit dhe shpërndarjes se drogave me shtrirje në Europë dhe jashtë kontinentit.

Mes të tjerash raportohet se të arrestuarit gjatë këtij megaoperacion janë të grupmoshës 18-35 vjeç.

Të fundit