Flash News

E-TJERA

Policia nxjerr pamjet e arrestimit të Edison Begajt në Vlorë, i shpëtoi atentatit disa javë më parë

Policia nxjerr pamjet e arrestimit të Edison Begajt në Vlorë, i

Policia ka nxjerrë pamjet e arrestimit të Edison Begajt, i cili i shpëtoi atentatit që iu bë disa javë në parë para shtëpisë. Ditën e djeshme, blutë e Vlorës kanë bërë kontrolle të befasishme në disa ambiente, për kapjen e personave në kërkim dhe të tyre që mbajnë armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Begajt iu gjet një armë zjarri dhe disa fishekë, gjatë kontrollit fizik të ushtruar në një lokal. 41-vjeçari u arrestua për "armëmbajtje pa leje". Kujtojmë që Begaj mbeti i plagosur, pasi mori një plumb në këmbë.

Ai ishte para shtëpisë, ndërsa në makinë ndodhej bashkëshortja dhe fëmijët, kur autori i veshur me uniformë policie e qëlloi në këmbë.

"Si rezultat i kontrolleve, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e jashtme të një lokali, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit E. B., 41 vjeç, u gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, me një krehër me 5 fishekë, pa leje", thuhet në njoftimin zyrtar.

Të fundit