Flash News

E-TJERA

Policia reagon për aksidentin e trefishtë në Korçë, 7 të plagosur

Policia reagon për aksidentin e trefishtë në Korçë, 7

Policia ka reaguar në lidhje me aksidentin e regjistruar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”.

Autoritet bëjnë me dije se janë përplasur automjeti tip “Volksawagen” me drejtuese shtetasen A. Sh., 32 vjeçe, banuese në Tiranë; me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Kurbin dhe automjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin K. A., 68 vjeç, banues në Korçë.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur tre drejtuesit e automjeteve që janë tranportuar me urgjencë në spitalin e Korçës. Blutë e qytetit juglindor bëjnë me dije se po kryejnë kontroll mjekësor 4 pasagjerët e automjetit tip “Nissan”.

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 05.08.2023, rreth orës 16.30, në aksin rrugor "Korçë-Pogradec", në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, janë përplasur automjeti tip "Volksawagen" me drejtuese shtetasen A. Sh., 32 vjeçe, banuese në Tiranë; me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin L. H., 49 vjeç, banues në Kurbin dhe automjetin tip "Nissan" me drejtues shtetasin K. A., 68 vjeç, banues në Korçë.

Për pasojë janë dëmtuar 3 drejtuesit e automjeteve, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës dhe po kryejnë kontroll mjekësor 4 pasagjerët e automjetit tip "Nissan".

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Të fundit