Flash News

E-TJERA

Policia shoqëron me dhunë të moshuarit në Durrës, Berisha: IMT u ka prishur tokën e mbjellë me ullishte

Policia shoqëron me dhunë të moshuarit në Durrës,

Policia ka shoqëruar me dhunë të moshuarit që kundërshtonin marrjen e pronës në zonën e Rromanatit në Durrës.

Me një dokument të firmosur nga ish-deputeti i PS-së, aktualisht i arrestuar, Jurgis Çyrbja, kur ky i fundit ishte drejtues i hipotekës së Durrësit, bashkia u ka rrëmbyer pronën e ligjshme banorëve të kësaj zone.

Për këtë ka reaguar dhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha i cili bashkangjitur me videon shkruan se IMT u ka prishur tokën e mbjellë me ullishte, për të ndërtuar një rrugë.

Berisha shkruan: Sjellje kriminale e narkobanditëve me uniformë ndaj qytetarëve të pambrojtur.

Ndiqni videon ku disa banorë, mes të cilëve dhe një zonjë e vjetër shoqërohen nga policia pasi IMT u ka prishur tokën e mbjellë me ullishte, për të ndërtuar një rrugë! Krim! Krim! sb

 

 

Të fundit