Flash News

E-TJERA

Policia Spanjolle çmonton rrjetin e lidhur me kartelin Sinaloa: 14 të arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e një kosovari

Policia Spanjolle çmonton rrjetin e lidhur me kartelin Sinaloa: 14

Policia Spanjolle ka shkatërruar një rrjet ndërkombëtar të trafikut të drogës, të lidhur me kartelin famëkeq Sinaloa të Meksikës.

Operacioni, i zhvilluar këtë fundjavë në bashkëpunim me policinë rajonale të Katalonjës, rezultoi në arrestimin e 14 personave – 11 burra dhe 3 gra – të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale, përfshirë rrëmbimin dhe vrasjen e një qytetari kosovar.

Hetimi filloi më 5 gusht, kur trupi i pajetë i një 46-vjeçari kosovar u gjet në një zonë pyjore në Tarragona, në gjendje të avancuar dekompozimi dhe me shenja dhune.Zëdhënësja e Policisë Spanjolle, Thalia Andres, deklaroi:

“Oficerët e policisë kombëtare spanjolle, në një operacion të përbashkët me policinë rajonale të Katalonjës, kanë shkatërruar një rrjet ndërkombëtar kriminal të drogës, të lidhur me kartelin Sinaloa. Ky grup kriminal dyshohet për rrëmbimin dhe vrasjen e një burri në Katalonjë.”


Autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit kriminal të grupit, që përfshinte jo vetëm trafikun e drogës, por edhe akte të rënda dhune.

Të fundit