Flash News

E-TJERA

Politologu rendit arsyet: Pse s’do të ketë përballje frontale NATO-Rusi

Politologu rendit arsyet: Pse s’do të ketë përballje

E gjithë diplomacia ndërkombëtare është fokusuar prej ditësh tashmë te frika e një pushtimi rus në Ukrainë.

Por, a rrezikon bota nga përplasje ballë përballë mes shteteve më të fuqishme, aleancës ushtarake NATO dhe nga ana tjetër Rusisë?

Sipas politologut Adri Nurellari, nuk do të ketë përplasje mes Fuqive të Mëdha. I ftuar në Top Talk, Nurellari thotë se secili nga shtetet e përfshira i di mirë pasojat nga kjo përplasje.

Që nga vitet ’60, kur bota ndjeu krizën e raketave në Kubë dhe u krijua një vetëdije e vetëpërmbajtjes nga parimi i vetëshkatërrimit të dyanshëm të siguruar. Që ku u arrit kjo vetëdije, nuk ka përplasje mes tre Fuqive të Mëdha, sepse i dinë pasojat. Vetëm nëse Putini lajthit dhe godet vendet baltike, por kjo nuk ndodh kurrë. Nuk do të ketë kurrë luftë të hapur Kinë-Rusi- NATO.

Koreja e Veriut është i vetmi vend irracional, që mund të ndërmarrë sulm, por nga vendet e tjera nuk ndodh kjo gjë. Nuk ka se si të ketë një përplasje ballore bllok më bllok NATO-Rusi”, tha Nurellari.

Të fundit