Flash News

E-TJERA

Posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri, policia arreston 59-vjeçarin

Posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri, policia arreston

Policia e Mirëditës ka arrestuar një 59-vjeçar me inicialet N.Gj., pasi posedonte lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e 59-vjeçarit,  shërbimet e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.

Njoftimi i policisë:

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kaçinari”.

Operacioni i zhvilluar nga seksioni për Hetimin e Narkotikëve ,në bashkëpunim me Forcën Operacionale në DVP Lezhë dhe Komisariatin Mirditë.

Sekuestrohen 17 kg lëndë narkotike e dyshuar canabis dhe armë zjarri.

Vihet në pranga 59 vjeçari, poseduesi i tyre.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë qarkun Lezhë,  me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje ,  bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në fshatin Kaçinar , Mirditë , një person posedonte në banesë lëndë narkotike dhe armë zjarri pa leje , u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kaçinari” ,ku  u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit N.Gj.,59 vjeç, banues në fshatin Kaçinar , Mirditë .

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit N. Gj., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 17 kg lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një armë zjarri automatik.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë , për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe Armëmbajtja pa leje”.

Të fundit