Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Falsifikuan kontratat e qiramarrjes, arrestohet ish-drejtori dhe ish-specialisti i Postës së Korçës; u ndalohet dalja jashtë vendit 7 punonjësve të tjerë

■ "Zgjedhjet vendore të 30 Qershorit"/ Gjykata Kushtetuese zbardh tre pyetjet drejtuar Komisionit të Venecias

■ PD mbledh Kryesinë, miraton 4 pikat që do i dërgohen për miratim Kuvendit të shtunën

E lidhurDrejtuesit politik kundër Gaz Bardhit për analizën e zgjedhjeve: Jo realist

■ Koncensionet dhe PPP-të krijuan 11.4 për qind detyrime të mbartura për buxhetin në raport me GDP-në

■ Tenderi për uniformat, reagon pronari i kompanisë fituese: Akuzat janë të pavërteta, shpifësit do i çoj para drejtësisë, pres vijimin e hetimeve

■ Vendimi/ Qeveria do të financojë bashkitë e Qarkut Durrës për trajtimin e mbetjeve

■ GJKKO lë në fuqi masën "arrest shtëpie" për Rovena Vodën. Florida Beu ndihet keq gjatë seancës gjyqësore, përfundon në spital

E lidhur: "Do ketë thënë u këputën në b…"/ Zbardhen përgjimet e reja për Rovena Vodën, celularin e mori për "8 Mars"; sa kushtonte arka me peshk

■ Mbërrijnë 340 mijë vaksina kineze, sasia më e madhe e mbërritur njëherësh në Shqipëri

■ Goditet grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë në Shkodër/ Kultivonin kanabis në pyje, përdornin një stan për të qëndruar

■ Dritan Abazoviç sot vizitë zyrtare në Tiranë, takim me Ramën, Metën dhe Bashën

Të fundit