Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Prokuroria përfundon hetimet, kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj i dënuar me 3 vjet burg në Greqi në vitin 2000.

E lidhur: "E vërteta vonon, por nuk harron", PD reagon për Qerim Ismailaj: Një tjetër burgaxhi i Ramës do të largohet.

■ Seanca për TK/ "Kushtetuesja" kritikon palët për mosrespektim të afateve, Presidenca: Nuk janë administruar provat. Shtyhet seanca.

■ Kolegji Zgjedhor nuk ndryshon qëndrim. Rrëzon pretendimet edhe për Elbasanin/ Kolegji Zgjedhor përfundon shqyrtimin për të 9-ta qarqet, lë në fuqi rezultatin e 25 prillit.

E lidhur: PD: Çështjen do e çojmë në Strasburg. Vendimi i paprecedentë dhe në kundërshtim me ligjin.

■ Përfundon me tensione takimi në Bruksel/ Kurti: Bëra 4 propozime dhe u refuzuan; Vuçiç: Pala shqiptare është e papërgjegjshme.

■ BE do zgjerojë listën e vendeve që do të udhëtojnë pa kufizime, mes tyre dhe Shqipëria.

■ "Ndalohet shijimi i ushqimit me gishta, çadrat në distancë 3.5 m", zbardhet protokolli i masave anti-covid për sezonin turistik.

■ Shorti për Kupat e Europës / Teuta përballë Sherif Tiraspol, rivalë të kalueshëm për Partizanin, Vllazninë dhe Laçin.

■ Portugalia debuton me fitore në Euro 2020, Ronaldo me dopietë.

Të fundit