Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Këshilli Kombëtar i Territorit miraton lejen e ndërtimit për Teatrin e ri Kombëtar

■ “Ligjin e bëj unë!”, Pjerin Ndreu përplaset me policinë brenda lokalit, kallëzohet penalisht nga 3 efektivë. Reagon kryebashkiaku: Policë barkderra që tejkalojnë kompetencat, lokalet rrinë hapur çdo natë deri në orën 02:00

■ Video/ Nga “policët barkderra”, te “më fal, nuk e dija’ si sillet Pjerin Ndreu para policisë shqiptare dhe asaj serbe

■ "S'ka krizë në Policinë e Shtetit" Rama pyetet për shkarkimin e Veliut: Ndryshimi në nivele të larta do të bëhet më shpejt se sa ishte planifikuar. Kryeministri njësoj si Çuçi: Policia nuk dënon. Demaskojini gjyqtarët, faktet janë skandaloze por s'kemi instrumentin që t'i bëjmë zap

■ Rama, Vuçiç dhe Zaev takim virtual për Mini-Shengenin Ballkanik. Mediat serbe zbardhin takimin, udhëheqësit do të takohen më 29 korrik në Shkup

■ Ndihmës Sekretari Amerikan për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Philip Reeker viziton sot Shqipërinë, pritet të takohet me Ramën dhe Bashën

■ Dy rusë spiunazh në Shqipëri, erdhën gjatë stërvitjes së ushtrisë amerikane, nën hetim nga prokuroria

■ Ankimimi pasi u konfirmua në detyrë, ONM jep prova shtesë Komisionerit Publik për Elisabeta Imerajn

■ Raporti OKB për drogat: Shqipëria e para në Europë për kanabisin, ia kalon Spanjës e Holandës, “cikël i mbyllur” biznesi

■ Vazhdon telenovela PS-Leli/ Këshilli Bashkiak e injoron sërish, Leli: Nuk e kuptoj këmbënguljen për të krijuar mizanskena në teatër 

■ Këto dy ditë do të vaksinohen qytetarët mbi 18-vjeç, rreth 23 mijë persona kanë aplikuar në e-Albania

■ Konfirmohen dy raste të variantit Delta Covid-19 në Kosovë

■ Euro 2020/ Anglia mposht Gjermaninë 2-0, ‘Tre Luanët’ kualifikohet në fazën çerekfinale

 

Të fundit