Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ Prej vitesh në kampin "Al Hol", riatdhesohen 5 gra dhe 14 fëmijë; Rama njofton tjetër operacion: Dy persona refuzuan të vinin

■ E lidhur: Kreu i Antiterrorit: Nuk janë bashkëpunues, fshihen. Sipas tij, janë dhe rreth 30 shqiptarë në kamp "Al Hawl"

■ Nis muaji i vaksinimit të hapur për qytetarët mbi 18-vjeç. Për të marrë vaksinën, qytetarët duhet të paraqiten në qëndrat shëndetësore me kartën e identitetit

■ Peleshi reagon për situatën e krijuar nga zjarret në vend: Janë vënë nën kontroll, sfidë mbetet vetëm Karaburuni

■ Vritet në prani të fëmijëve 27-vjeçarja shqiptare në SHBA, në '96 i ekzekutuan babanë

■ Luiza Gega kualifikohet në finalen e Tokyo 2020. Ajo është renditur e pesta në baterinë e dytë, me pengesa për 3000 metra.

■ Një pushues është mbytur dje në plazhin e Shëngjinit. Viktima, rreth 68 vjeç nuk arriti të mbijetojë pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë nga pushuesit.

■ 421 raste aktive, si paraqitet situata e Covid-19 në vendin tonë

■ E lidhur: Rreth 200 milionë tëinfektuar  me Covid-19 në gjithë botën dhe 4.2 mln viktima

■ Braçe i kërkon ndjesë banorëve të Fierit: 5 ditë të këqija dhe 70 vite me plehra në derë

■ Situata me zjarret në vendin tonë, reagon Peleshi: Në luftë me flakët, kritike mbetet situata në Karaburun dhe Kurbin.

Të fundit