Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

■ PD zyrtarizon 15 anëtarët e rinj të Kryesisë, 5 gra dhe 10 burra i bashkohen ekipit të ri, lihen jashtë kritikët e Bashës

E lidhur: Gerti Bogdani më i votuari, zbardhen rezultatet e votimit për Kryesinë e re të PD

■ U la jashtë Kryesisë, thumbon Kadilli: Topi është i imi, penalltinë e gjuaj vetë

■ “Basha harroi 25 Prillin”, Nishani: Demokratët kthehen kokëulur në parlament, kjo dhuratë për Ramën do i kushtojë PD-së

■  Strehimi i afganëve, Rama kritikon NATO-n: S'mund të bëhet entitet pa shtyllë kurrizore, sfida duhet përqafuar nga të gjithë

E lidhur: Vendqëndrim të përhershëm për afganët? Rama për BBC: Jemi të gatshëm t’i mirëpresim të rrinë më gjatë

■ Rritet numri i lejeve të dhëna për ndërtim, INSTAT nxjerr shifrat. Rritja përllogaritetet të jetë me 66,0 % krahësuar me një vit më parë

■ Intervista ekskluzive e Ryerson: Konflikti me komunistët në Tiranë dhe aksesi te qeveria Berisha. Pritja e tronditi Baker-in

■ “PD duhet të distancohet”, Jonila Godole kërkon largimin e Berishës, deklarata pasqyrohet edhe te ‘Rilindja Demokratike’

■ ‘Incidenca është rritur 5 herë’, pas Kosovës, RMV dhe Malit të Zi, a rrezikon edhe Shqipëria të hyjë në ‘zonën e kuqe’?- E shpjeguar 

E lidhur: 3 humbje jete dhe 1054 infektime nga Covid-19 në Shqipëri

■ “Bashkëpunëtor i afërt i Ramës”, a është Baton Haxhiu spiun i shërbimit sekret serb?- E shpjeguar 

■ Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit, Kosova huazon 50 kamera regjistruese nga KQZ-ja e Shqipërisë

Të fundit