Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi
Foto ilustruese/ Posta e mëngjesit

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

■ ‘Mallkimi’ i qeverisë Rama me ministrat e Brendshëm, skandalet që larguan Tahirin, Xhafajn dhe Lleshajn.

■ Qytetarët shkodranë kanë protestuar sërish për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivi i policisë.  Protestuesit kanë thyer xhamat e selisë së PS në kryeqendrën e veriut dhe kanë qëlluar me hurma në drejtim të makinës së policisë.

Të lidhura: * Protestuesit shkatërrojnë zyrat e PS në Shkodër, nxjerrin jashtë objekte e dokumente dhe u vënë flakën. FNSH ndërhyn me gaz lotsjellës, nga përplasja plagoset një efektiv.

* Një specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr.1 ka mbetur i lënduar si pasojë e gurëve dhe kapsollave të hedhura në drejtim të punonjësve të policisë nga protestuesit. Ai është dëmtuar në pjesën e syrit.

■ Reagon kryeministri Rama: Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, e dhimbshme!

E lidhur: Pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama ku tha se opozita po përdor minorenët për protesta, ka reaguar PD.  Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi tha se Rama përpiqet të fajësojë PD për 7 vite dështim të qeverisë së tij.

■ Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi ka depozituar kallëzim penal ndaj drejtuesëve të policisë së shtetit për  ‘Shpërdorim detyre’. Ajo thotë se autoritetet e larta të policisë së shtetit nuk reaguan ndaj thirrjes së saj për ruajtjen e sigurisë dhe rendit. 

■ Ministri i Brendshëm pas largimit të Lleshajt? Numri dy i PS, Taulant Balla kandidati më potencial

■ Në 24 orët e fundit janë regjistruar sërish 12 humbje jete nga Covid-19. Ndërkohë numri i infeksioneve vijon në trend rritës. Ministria e Shëndetësisë raportoi për 879 raste të reja nga 2734 testime të kryera. Sipas saj, 384 persona fituan betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit.

■ Banka Botërore, kredi 80 mln euro për qëndrueshmërinë e financave publike e rritjen ekonomike për Shqipërinë

Të fundit