Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Përgjimet e Ndragheta-s nxjerrin në pah lidhjet me drejtorin e policisë Tiranë dhe një zv.minister: I çuam mocarella e mish derri.

E lidhur: Ambasadori italian në Tiranë: Të gjithë duhet të angazhohen në luftën ndaj krimit e korrupsionit.

Nga Fusha, Salillari, Gjoka... 10 bizneset që kanë “gllabëruar” milionat e shtetit gjatë 2020-ës.

Juristi e gazetari investigativ sqarojnë skemën si pastrohen paratë e krimit në Shqipëri: Me çanta në banka.

 Thellohet skandali “Tirja”, biseda edhe me familjarë të pacientëve të tjerë me Covid-19.

Ismail Kadare ripropozohet për çmimin Nobel në Letërsi .

Sot kanë nisur bisedimet pas një ndërprerje pesë vjeçare mes Turqisë dhe Greqisë. Fokusi i bisedimeve ishin mosmarrëveshjet dypalëshe, duke përfshirë kufijtë detarë dhe të drejtat e kërkimit në Mesdhe. 

KQZ dhe Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi nxjerrin rekomandimet për të evituar gjuhën e urrejtjes gjatë fushatës zgjedhore.

Moti i keq. 1580 ha nën ujë, dalin nga shtrati lumenjtë dhe dëmtohet rruga Vlorë-Orikum. Lumi Ishëm del nga shtrati, përmbyten disa fshatra, shtyhet nisja e trageteve nga Durrësi në Bari.

Kryenegociatori Zef Mazi: Topi është në fushën e Shqipërisë, jo të BE-së! Të arrihet konsensusi mes palëve politike

Manastirliu: Vaksinat e para të Covax vijnë në shkurt

Të fundit