Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

“Bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë kanë ngecur”, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas : Ne u përpoqëm, për fat të keq ende pa sukses! 

Ringritja e Gjykatës Kushtetuese, reagon Lulzim Basha: Lajm i mirë, por shumë i vonuar.

Pas sherrit me dy djemtë e tij të mitur tek Liqeni Artificial, arrestohet ish-gjyqtari Alaudin Malaj. 

Gjenetika rrëzon tezat serbe mbi prejardhjen e Kelmendit .

Atdheu moral në librin “Kartela të Realizmit të Dënuar” nga Visar Zhiti.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar nëntë humbje jete nga Covid-19. Ndëkohë numri i infeksioneve ka shënuar një rënie të ndjeshme. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 1889 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 375 raste.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i është drejtuar me një letër, Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile, ku i kërkon të dhëna për numrin e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Greqisë për t'u zgjeruar në detin Jon me 12 milje. Rama thotë se ky zgjerim nuk ka lidhje me kufirin detar me Shqipërinë, ndërsa i ka konsideruar si 'llum nacional-folklorik' të gjitha reagimet që kanë ardhur pasi Greqia miratoi dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon.

Partia Demokratike ka reaguar për dekretin e shtetit grek që parashikon zgjerimin në detin Jon me 12 milje. Selia blu ka ngritur si shqetësim mungesën e transparencës nga qeveria shqiptare lidhur me këto zhvillime dhe ndikimin e tyre në ndarjen e kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë.

 

Bota

Çfarë dihet deri tani për tre variantet e reja të Covid-19.

Mbërrijnë vaksinat e para anti-Covid në Athinë, presidentja dhe kryeministrit ndër të parët që do ta injektojnë.

Të fundit