All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

All - Paragraf - 1

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

■ Kryeministri Edi Rama njofton masën e re ndaj Covid-19: Nga java që vjen, maska do të jetë e detyrueshme kudo, ndërsa gjoba për shkelësit shkon në faturën e dritave.

All - Paragraf - 3

E lidhur: Rama: Masa zgjat deri në shkurt, kush do të përjashtohet nga e enjtja

E lidhur: Reagon Lulzim Basha: Qeveria t’i sigurojë falas për të gjithë qytetarët

■ Zgjedhjet në PD/ Përfundon procesi i konfirmimit të kandidatëve të PD në Qarkun Tiranë, lista e plotë e emrave që kaluan fazën e dytë. 268 demokratë kundër Xhelal Mziut, kë skualifikoi baza?

■ E skualifikoi anëtarësia nga listat e PD, Basha sqaron pozicionin që do ketë Klevis Balliu: Do jetë pjesë të burimeve njerëzore

■ Rama deklaroi rritje 40% të pagës së bluzave të bardha, denoncon PD: Mjekët e 'Sanatorimit' s'kanë marrë rrogat për muajin që shkoi

■ Revolta në burgje, Gjonaj: Greva u mbyll! Të dënuarit t’i adresojnë shqetësimet e tyre tek përfaqësuesit ligjor ose organet monitoruese

■ Monika Kryemadhi ka sqaruar se kush do të jetë Kryeministri nga radhët opozitare, nëse këta të fundit fitojnë në zgjedhjet e 25 prillit. E pyetur se, kush do të ishte Kryeministri nëse rrëzojnë Ramën, Kryemadhi u përgjigj prerë “Basha”. Një koment kryetarja e LSI-së e ka patur edhe përsa i përket vendimit të vendosjes së maskës në mënyrë të detyrueshme. Ndërkaq, referuar komenteve të Ramës nga Asambleja e PS-së, Kryemadhi ka ironizuar kryesocialistin duke thënë se po dilte në pension, ndërsa frika më e madhe e tij është bashkimi i opozitës dhe se ky i fundit ka tentuar të negociojë me Metën dhe Bashën, për t'i përçarë, por me të s'ka guxuar asnjëherë.

■ Shkaktoi shumë reagime pasi u shfaq në krah të Veliajt, zbardhet kush ndërmjetësoi që Eli Fara të hyjë në radhët e PS

■ 3 viktima dhe 165 raste të reja janë shënuar në 24 orët e fundit, ndërkaq 102 pacientë kanë fituar betejën me COVID-19. Po ashtu, sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 232 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar. Ndër personat e shëruar nga COVID-i është edhe Shefja e Shërbimit Epidemiologjik në ISHP, Silva Bino.

 

Të fundit