Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Hyn në fuqi ora e re policore, 20.30, lëvizja e ndaluar deri në orën 06.00 të mëngjesit.

E lidhur: Situata e Covid-19 në Shqipëri, 8 humbje jete dhe 510 të infektuar në 24 orë.

KQZ miraton propozimin e opozitës: Kontratat koncensionare dhe PPP ndalohen 4 muaj pas zgjedhjeve.

Ish-deputeti i PD, Romeo Gurakuqi padit në gjykatë ish presidentin Bujar Nishani, e akuzon për shpifje.

Ringrihet pas tri vitesh, reagon Gjykata Kushtetuese: Sot është ditë e shënuar, procesi ka qenë i gjatë e kompleks.

Policia e Shtetit ka bërë të ditur masat shtesë të ndërmarra gjatë ditëve të festave, sipas të cilave nuk do të lejohen festimet masive nëpër rrugë apo bare dhe restorante.

 Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me disa studentë të fakultetit të mjekësisë ku u diskutuan disa prej problemeve më të mëdha me të cilat përballet shëndetësia sot.

Kryeministri Edi Rama foli në konferencën e përjavshme për energjinë dhe punën që ka bërë qeveria e tij për këtë sektor.Sipas Ramës, këtij projekti i hapi rrugë Shengeni Rajonal. Vetoja e Serbisë për realizimin i interkonjeksionit mes Shqipërisë dhe Kosovës u hoq pas projektit të Shengenit.

Të dhënat e INSTAT mbi emigracionin më 2020 tregojnë se, nga totali i emigrantëve rreth 1.7 milionë persona, shumica janë të rinj. Siç shihet nga grafiku bashkëngjitur mosha 20 nga 40 vjeç e dominon popullatën në emigracion dhe përben 46% të totalit të emigrantëve.

Presidenti i Republikës Ilir Meta  tha se ka ende shumë punë për një gjykatë plotësisht funksionale dhe kërkoi nga anëtarët e saj, përgjegjshmëri të plotë. Sipas Metës, Kushtetuesja duhet të synojë të jetë e pavarur nga çdo ndikim politik.

Komisioni Europian bëri me dije se ka nisur shpërndarja e vaksinave anti-Covid në 27 vendet e Bashkimit Europian. KE thotë se dozat e vaksinave janë nisur drejt vendeve anëtare të unionit.

Të fundit