Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Ndryshimet në qeveri, të hënën Kuvendi mblidhet në sesion të jashtëzakonshëm 

Tiranë/ Vrau dy motrat në 31 dhjetor, gjykata lë në burg Përparim Ademin 

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e dy ditëve të fundit me Covid-19. Sipas saj, janë regjistruar nëntë viktima. Gjithashtu bënë me dije se në datën 1 janar kanë rezultuar pozitivë 407 qytetarë, ndërsa në 24 orët e fundit numri i infeksioneve ka rënë ndjeshëm, vetëm 268 raste.

Nëse BE lë vakum në Ballkanin Perëndimor, atëherë edhe forcat tjera që nuk i ndajnë vlerat demokratike të Unionit, do të mbushin atë vakum, ka deklaruar ministri gjerman për Evropën Michael Roth. Ai tha se hezitimi i BE-së interpretohet si dobësi në botë ku autoritarizmi bëhet më i fuqishëm, ndërsa demokracia është nën presion të madh.

Ditët e festave të fundvitit kanë sjellë kontrolle të shtuara të nga Drejtoria e Policisë Rrugore. Vetëm të shtunën në të gjithë vendin janë pezulluar 34 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 28 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Zërat tashmë janë zyrtarizuar. Mauricio Pochettino është trajneri i ri i Paris SG. Argjentinasi rikthehet pas 20 vitesh në Paris, tashmë jo si lojtar por për të qenë lideri i skuadrës Tekniku 48-vjeçar zëvendëson gjermanin Tomas Tuçel, i cili u shkarkua pak ditë më parë.

Bota:

Greqia shtrëngon masat anti-covid, vendos bllokim deri në 11 janar 

Të fundit