Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Përmbytjet/ Mblidhet Komiteti Ndërministror, ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi: Shkodra e Lezha më të rrezikuara, Kryeministri Rama: Situata në kontroll; sulmon opozitën.

Ndërtimi i rrugës Palasë-Dhërmi, fiton kompania që ka përfituar tenderë të shumtë nga qeveria Rama.

Kryeministri grek, Mitsotakis pret për drekë Ramën në shtëpinë e tij, mediat greke zbardhin prapaskenat: Ç’u diskutua dhe kush ishte është gruaja që i shoqëroi.

Kush fshihet pas koncesionit të Portit të Durrësit? 

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lëshuar 23 urdhër arreste për kultivim droge në Skrapar, mes tyre janë të përfshirë edhe zyrtarë të lartë të policisë.

SPAK ka përfunduar hetimet për atentatin e bërë ndaj prokurorit, ku janë marrë si të pandehuar Redjan Rraja dhe Arjol Halilaj, ky i fundit në rolin e bashkëpunëtorit.

Liroi kriminelët. Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shtyrë seancën për gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha. Kjo e fundit kërkoi më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj.

Të fundit