Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Zyrtare, Kastrati Group blen 100% të aksioneve të aeroportit “Nënë Tereza”.

Greqia ka miratuar dekretin për zgjerimin me 12 milje në detin Jon. Kjo hap rrugë për hartimin e marrëveshjes Greqi-Shqipëri në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Skandal me pronat publike në Sarandë, grabitet lulishtja prej 1200 metrash në pronësi të bashkisë.

Bilanci i Covid-19 në Shqipëri: 9 viktima dhe 553 raste të reja në 24 orë.

E lidhur: Kryeministri Rama: Vaksinimi i qytetarëve do të bëhet tek Stadiumi “Air Albania

Besimtarët ortodoksë dhe katolikë, kremtuan dje Krishtlindjet, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin e tyre fetar. Në Shqipëri dhe në të gjithë botën këto Krishtlindje vijnë në kushte aspak të zakonshme. Mesha si asnjëherë më parë është mbajtur para mesnatës, për shkak të orës policore.

***

Mbërrijnë në Itali dozat e para të vaksinës anti-covid.

Krishtlindja e pandemisë, si u festua në të gjithë botën

Të fundit