Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes!

Politiko.al ju sjell një blic lajmesh nga vendi në ‘Posta e mëngjesit’. Për të marrë ‘Postën’ çdo mëngjes me email na shkruani në [email protected]

Intervista/ Eksperti Selami Xhepa ‘zbërthen’ programin ekonomik të PD, çfarë ofron ndryshe dhe pikat që mund të zbatohen që në fillim.

Qeveria e kryeministrit Edi Rama ka negociuar dhe arritur një marrëveshje sekrete për ndryshimin e kontratës së koncesionit të aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza” në Rinas, duke e zgjatur kohëzgjatjen e saj nga 22 vjet në 35 vjet.

E lidhur: Reagon kryedemokrati Basha: Shkelje flagrante, qeveria ime nuk do ta njohë.

“Marrëveshja e 5 qershorit u shkel”, eurodeputeti: Qeveria shqiptare të mos përgojojë BE-në, por të plotësojë kushtet. Michael Gahler renditi problematika si ligji për mediat, përfshirja e zyrtarëve të lartë në manipulimin e votave dhe korrupsionin.

Mbyllen hetimet për ‘dosjen 184’, kërkohet pushim i hetimeve për kryebashkiakun e PS dhe Imer Lalën.

Ambasadori britanik Duncan Norman: Blerja e votës ka vazhduar, zgjedhjet e prillit janë jetike; OSBE: Do të këtë mision vëzhgimi ndërkombëtar. “Largoni të korruptuarit nga listat”, Kim thirrje liderëve politikë: Bëni transparencë për financimet.

Dosja e ish-kryebashkiakes së Prrenjasit përfundon në SPAK, reagon Miranda Rira: Balla e përdor prokurorinë për sulme të ulëta politike.

“Aman se s’ma mban më”, zbardhen përgjimet që çuan në burg drejtorin e Kadastrës në Berat.

Ish-kryeministri Albin Kurti përfundimisht jashtë zgjedhjeve të 14 shkurtit në Kosovë.

Zbulohen rastet e para të variantit të ri të Covid-19, Kosova mbyll kufijtë me Britaninë e Madhe

Të fundit