Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Media belge: Francesco Becchetti konfiskon honoraret e Shqipërisë në Eurocontrol   

Akuzat për projektin e Vlorës, Meta-Ramës: Qeveria kërkoi ndërprerjen e financimit, s’kishte negociata për marrjen e huas.

E lidhur: Deklarata e Metës për rrugën Vlorë-Orikum, reagon ministrja Denaj: Presidenti gabon, qeveria nuk ka pasur çfarë të negociojë, sepse nuk bëhet fjalë për një hua të re.

Rritet sërish numri i viktimave dhe rastet e reja nga Covid-19 në Shqipëri, regjistrohen 660 raste të reja, ndërsa 11 pacientë humbin jetën në 24 orët e fundit.

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama. Përmes një postimi në Twitter, Dendiasi shkruan se “Në një bisedë telefonike me kryeministrin e Shqipërisë diskutuam zhvillimet e fundit në rajon”.  

Këshilli i Lartë i Prokuroisë ka mbyllur garën për vendet vakante që u krijuan nga shkarkimi nga i Arben Dollapaj dhe Besnik Canit. Pesë prokurorë kanë aplikuar për dy vendet vakante në KLP.

Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit vijon punën në shembjen e objekteve që pengojnë ndërtimin e projektit të Unazës së Madhe. Të martën IKMT ka prishur pesë objekte në zonën e Shkozës. 

Derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet në “Elbasan Arena”. Ndryshe nga sfida e parë që u luajt në “Air Albania”, ndeshja e dytë e derbit do të zhvillohet në Elbasan. Kjo pasi stadiumi “Air Albania” është kthyer në qendër vaksinimi për Covid-19. 

Gruaja e Përparim Ademit, 59-vjeçarit i cili vrau dy motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi mbrëmjen e 31 dhjetorit në Tiranë, ka folur për ngjarjen para gazetarëve. Vjollca Telo ka mohuar akuzat e vëllait të dy motrave për trafikim fëmijësh, dhe tha se i kanë kërcënuar vajzën me aftësi të kufizuara.

Gjykata e Prizrenit ka miratuar ekstradimin e Indrit Taullait, i cili u arrestua pak javë më parë në Kosovë pasi akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut dhe përfshirjen në ekzekutimin e Vajdin Lamajt.

Shkelën vetëkarantinimin e detyrueshëm 14-ditor, gjobiten me nga 700.00 leke 6 shtetas të kthyer nga Britania e Madhe.

Bota:

Evropa e nis vitin 2021 duke zgjatur kufizimet anti-covid

Gazetari investigativ publikon me foto të shkuarën e ‘errët’ të ministrit të ri grek: Ish-aktivisti i ekstremit të djathtë

Një punonjëse shëndetësore portugeze ka ndërruar jetë dy ditë pasi mori vaksinën Pfizer                                                                         

Të fundit