Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Mirëmëngjes! “Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]

  • Është rënduarmë tej bilanci me koronavirus në Shqipëri. Në 24 orët e fundit raportohen tetë humbje jete. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se janë regjistruar edhe 495 raste të reja 1927 testime të kryera. Gjithashtu janë shëruar 141 persona. Në spitalet covid po trajtohen 352 pacientë.
  • Ambasada amerikane në Shqipëri bëri me dije se NATO ka krijuar një rezervë pajisjesh mjekësorepër t'i dhënë ndihmë të menjëhershme aleatëve dhe partnerëve në nevojë. Gjatë javëve të fundit, ventilatorë të prodhuar në Amerikë u dorëzuan në Shqipëri dhe në disa vende të tjera të rajonit.
  • Organizata Botërore e Shëndetësisë ka raportuar rekord shifrashme COVID-19 të regjistruara në një ditë të vetme. OBSH regjistroi 581 679 raste në të gjithë botën gjatë 24 orëve të fundit. Kjo shifër është mbi 24 000 njësi më shumë se shifra e fundit më e lartë ditore, e regjistruar më 31 tetor.
  • Kandidati demokrat Joe Biden është fituesi i zgjedhjevepresidenciale të 3 nëntorit dhe presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shteti që i dha fitoren Bidenit duket se është Pensilvania.
  • Pas fitores së Joe Biden ka reaguar avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani. Ky i fundit ka bërë me dije se beteja ligjore nisditën e hënë. Ai tha se ne Filadelfia ka pasur mashtrime, pasi rezulton se kanë votuar persona që kanë ndërruar jetë dhe kjo është mbajtur e fshehtë.
  • BBC në një shkrim të saj tregon se si mund të ndikojë zgjedhja e Joe Biden në krye të SHBA-ve sa i përketpolitikës së jashtme të vendit. Sipas BBC Biden, mund të bëjë të mundur që SHBA të ri-hyjë në Marrëveshjen e Klimës në Paris, të ribashkohet me OBSH dhe të kërkojë të drejtojë një përgjigje ndaj koronavirusit. Gjithashtu mund të ketë një rritje të pranimeve të refugjatëve.
  • Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri britanik, Boris Johnson nuk janë dakordësuarpër arritjen e një marrëveshjeje post Brexit, para një rifillimit të negociatave në Londër.
  • Presidenti bjellorus Alyaksandr Lukashenka ka hapur centralin e parë dhe të vetëm bërthamor në Bjellorusi, ndërsa deklaroi se ky shtet i Evropës Lindore do të kthehet në fuqi bërthamore. Centrali bërthamor është ndërtuar nga një kompani ruse dhe është financuar nga Moska me 10 miliardë dollarë hua.

Të fundit