
Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Grabitje me armë në një farmaci në Tiranë, autori merr xhiron ditore
Aksident në autostradën Levan-Vlorë, ndërron jetë një person, një tjetër në gjendje të rëndë
Para në këmbim të lejeve të legalizimit, arrestohet drejtor i Kadastrës në Berat
Covid-19, rritet sërish numri i viktimave dhe i rasteve të reja në 24 orë
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mirëmëngjes!
“Posta e mëngjesit” ju sjell një blic lajmesh kryesore ndodhur dje në Shqipëri. Klikoni në hiperlinqet blu nëse doni të lexoni më shumë. Nëse e doni ‘Postën’ në emailin tuaj na shkruani në [email protected]
Kreu i PD, Lulzim Basha nënshkruan marrëveshje me PAA, ‘ultimatumi’ që i vendosi Agron Duka; Kreu i PR, Fatmir Mediu prezanton 36 kandidatët.
Skandali me sanitaren në Covid2, reagon Prokuroria e Tiranës: Hetim nëse është rast sporadik apo skemë përfitimi nga personeli.
Zbardhet debati PD-PS në KQZ për implementimin e teknologjisë, socialistët tërhiqen nga propozimi i parë.
Rreth 3 mijë e 300 ha tokë e përmbytur në Lezhë e Shkodër. Në aksin Rrëshen-Bukmirë ka pasur rrëshqitje dherash. Ndërkohë ka nisur puna për zhbllokimin e rrugës Krujë-Qafshtamë.
Me anë të një Vendimi të Këshillit të Ministrave qeveria ka vendosur heqjen e tarifës doganore për vaksinat kundër koronavirusit që do të importohen në vendin tonë.
Konferenca e Kryetarëve miratoi programin e punës së Kuvendit. Mbledhjet e komisioneve u vendosën që të vijojnë online, ndërsa seancat plenare me praninë fizike të deputetëve.Hapja e sesionit të ri parlamentar do të bëhet ditën e hënë.
Meta ka kthyer në Kuvend ligjin “Për taksat kombëtare”. Sipas tij, ndryshimet sjellin buxhetit 500 mln lekë humbje dhe dëmtojnë interesin publik.
Policia ka arrestuar sanitaren Tire Alldervishi, e cila u prezantua si infermiere vajzës së një prej pacienteve me koronavirus në spitalin “Shefqet Ndroqi”.
E lidhur: Mashtrimi i sanitares. Spitali “Shefqet Ndroqi” distancohet nga akti: Nuk mund të njollosë punën e personelit.
Media prestigjioze amerikane, CNN i ka kushtuar një artikull vendeve të cilat presin turistë amerikanë këtë fillimi viti 2021. E para në listë renditet Shqipëria, ku CNN shkruan se vendi mbtetet i hapur për turistët amerikanë dhe se nuk kërkohet një test negativ Covid-i ose të karantinohesh.
Bota:
Njihuni me tre burrat që duan t’i zënë vendin gruas më të pushtetshme, Angela Merkel
Matteo Renzi tërheq dy ministra, qeveria italiane në krizë .
Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka paralajmëruar se do të publikojë prova që koronavirusi është krijuar në laboratorin e Wuhan dhe se nuk është natyral.
Pas Facebook dhe Twitter, edhe YouTube ka pezulluar kanalin e presidentit Donald Trump për të paktën një javë dhe potencialisht më gjatë, pasi një video e fundit në kanalin e Trump kishte nxitur dhunë.
355 të akuzuar dhe 900 dëshmitarë për “Ndragheta”, Italia përgatitet për gjyqin historik
Ditari politik









Të fundit

Shkodër, 2365 ha të përmbytura dhe 55 shtëpi të rrethuara nga uji
27 Janar 2021, 11:00
Refuzohet kërkesa e Hashim Thaçit për lirim të përkohshëm
27 Janar 2021, 10:45

Kryemadhi në Divjakë: Fokusi i LSI është fuqizimi ekonomik i gruas
27 Janar 2021, 10:17



Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
27 Janar 2021, 09:24

Reshje dëbore gjatë natës në Korçë, bllokohet një pjesë e aksit të Dardhës
27 Janar 2021, 09:10
25 vjet përkujtime të Holokaustit në bundestagun gjerman
27 Janar 2021, 08:51
Dita e Përkujtimit të Holokaustit, mesazhi i Metës
27 Janar 2021, 08:40
Winx-at kthehen në një serial me njerëz, fansat zhgënjehen për shumë arsye
27 Janar 2021, 08:36
Telefonata e parë Biden-Putin, VOA zbardh detaje nga biseda
27 Janar 2021, 08:23
Senati konfirmon Antony Blinken për postin e sekretarit të Shtetit
27 Janar 2021, 08:21
Ulen temperaturat, mësoni si do të jetë moti sot
27 Janar 2021, 08:17
Skema nga bilancet: Si futen paratë informale në ndërtim
27 Janar 2021, 08:10