Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Presidenti Ilir Meta emëron Sonila Bejtjen gjyqtare në Gjykatën Kushtetuese, shkon në shtatë numri i anëtarëve.

Situata e Covid-19 në Shqipëri: 11 humbje jete, por më shumë të shëruar se sa të infektuar në 24 orë.

E lidhur: Ambasada ruse i përgjigjet këshilltarit të Ramës, Endri Fuga: Jemi të gatshëm të shpërndajmë vaksinën "Sputnik-V" edhe në Shqipëri.

Artan Shkreli ‘braktis’ postin e zv.ministrit, emërohet në krye të Institutit të Ndërtimit në Tiranë. Shkreli merr ketë post në vend të Agron Hysenlliut, i cili ndërroi jetë nga COVID-19 në 15 nëntor të këtij viti.

Shqipëria deri në vitin 2050 parashikohet të humbasë 25 % të popullsisë së saj. Presigjozja “The Economist” thekson se shkaqet kryesore plakjes së popullsisë janë emigrimin masiv dhe rënia drastike e lindshmërisë.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i ka propozuar ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj ndryshime ligjore për kushtet apo kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët për inspektorë në ILD, për shkak se kushtet aktuale nuk i plotëson askush.

INSTAT raporton se ekonomia ra me gati 3.5% në tremujorin e tretë, pas një tkurrjeje me 10.2% në të dytin dhe 2.5% në të parin.Si rrjedhojë, për 9 mujorin, humbjet e shkaktuara nga pandemia janë mbi 1 miliardë euro.

Komisioni Evropian, ka miratuar paketën prej 70 milion euro për vaksinat kundër Covid-19. Paketa do të shpërndahet në formën e granteve që do të ndihmojnë për mbulimin e kostos së vaksinave për grupet me përparësi në Ballkanit Perëndimor.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit Astrit Haxhialushi, i cili është lënë jashtë sistemit të drejtësisë për 15 vite.

Bota:

12 miljet në detin Jon, mediat greke: Mesazh i fortë ndaj Turqisë.

Ekstremet e motit/ Katastrofat natyrore që i shkaktuan botës miliarda dollarë humbje gjatë 2020-ës.

Ivanka Trump, vajza e presidentit në largim, Donalda Trump, po planifikon të shkruajë një libër për kohën që kaloi në Shtëpinë e Bardhë, si këshilltare e babait të saj.

Britania dhe Turqia janë gati të nënshkruajnë një marrëveshje të tregtisë së lirë ditën e nesërme, tha të dielën Ministria e Tregtisë e MB, e para që kur Kryeministri Boris Johnson siguroi një marrëveshje të re tregtare me Bashkimin Evropian.

Të fundit