Flash News

E-TJERA

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri

  Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi

Duke filluar që nga sot vendi ynë do të pezullojë fluturimet me Britaninë e Madhe deri më 6 janar, dhe personat që hyjnë në Shqipëri nga Britania do të karantinohen për 14 ditë. 

Nikoll Sherrniku, 21-vjeçari i arrestuar dy ditë më parë si autori i dyshuar për vrasjen e efektivit të policisë, Xhulio Prela, ka mohuar autorësinë e krimit duke thënë se ka qenë në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja. 

Pas dy vitesh nga vrasja e Fabian Gaxhës në zonën e ish-Bllokut, Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Merviol Bilon. Sipas prokurorisë, për Bilon është ngritur akuza e plagosjes së rëndë në kapërcim të kufijveve të mbrojtjes së nevojshme ndaj Elion Hatos, ndërsa është vendosur pushim akuze për vrasjen e Gaxhës, me argumentin se ka qenë në kushtet e mbrojtjes ekstreme.

Policia e Shtetit ka njoftuar se është finalizuar me sukses operacioni ndërkombëtar “Asos”, në kuadër të së cilit janë arrestuar 6 shtetas shqiptarë. Midis tyre janë arrestuar edhe Ramazan Rraja dhe Fioralb Rraja, nipërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja. U kap si ‘koka’ e bandës së kokainës në Belgjikë, kush janë dy nipërit e deputetit të PS, njëri prej tyre rrahu gruan te QSUT.

Ministrja e Shëndetësisë njoftoi masat e reja në prag të festave të fundvitit. Duke filluar nga 24 dhjetori deri më 4 janar, lëvizja e qytetarëve do të jetë nga ora 20:30 e darkës deri në 6:00 të mëngjesit. Në këto fasha orare do të zhvillohet edhe aktiviteti i bareve, restoranteve dhe fast food-eve. 

Ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë ka reaguar lidhur me protestat e zhvilluara në Shqipëri dhe për shoqërimin e disa prej aktivistëve. Ajo thekson mbështetjen për tubim paqësor. Ambasada bën thirrje për hetime të drejta lidhur me të gjitha pretendimet mbi përdorimin e dhunës.

Komisioni i Ligjeve ka kualifikuar Evgjeni Basharin dhe Helena Papën si dy kandidatet që do vazhdojnë garën për drejtimin në 7 vitet e ardhshme të ILDKPI-së. Nga gara është tërhequr me kërkesë të tij socialisti Eridian Salianji.

Ministri për Diasporën Pandeli Majko ka folur për votën e emigrantëve. Gjatë mbledhjes në nënkomisionin për Diasporën dhe Emigrantët ai tha se në zgjedhjet e ardhshme emigrantët mund të votojnë pa bërë deklarimet e adresave.

Një raport i fundit i OKB-së thotë se Shqipëria është vendi kryesor në Europë i origjinës së kanabisit për 2014-2018. Sipas raportit, krimi i organizuar ndikohet dhe nga niveli i lartë i korrupsionit, ndërsa shprehet skeptik për ecurinë e procesit të vetting-ut.

I jep të drejtë Albin Kurtit/ Gjykata Kushtetuese rrëzon qeverinë e Avdullah Hotit, priten zgjedhjet e reja brenda 40 ditësh.

Lidhja e Milot-Morinë me Aeroportin e Kukësit, kompania që bën ‘bamirësitë’ e Ramës fiton tenderin 4.6 milionë euro.

Ulet numri i viktimave dhe rastet e infeksioneve; Dhjetë viktima dhe 422 raste të reja është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë për shkak të covid-19.

Reuters/ E tronditur nga varianti i ri i Covid-19, bota i mbyll derën Britanisë së Madhe

Joe Biden injekton ‘live’ vaksinën anti-Covid-19: Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Të fundit